AKTUALITET, 15 Shtator 2023, 16:53

Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, ekspertiza paraprake: Shkak dyshohet se ishte kondicioneri në katin e nëntë

Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, ekspertiza

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në pallatin 9-katësh në Tiranë një ditë më parë në zonën e ish-Nesharakut. Nga ekspertiza paraprake e zjarrit në pallatin në Tiranë dyshohet se shkak është bërë kondicioneri në katin 9-të të pallatit, në banesën në pronësi të një mjeku.

Në këtë pallat me 69 banorë nga vlerësimet paraprake të grupit të ekspertizës, tre banesa janë shkrumbuar totalisht dhe një tjetër ka marrë dëmtime në masën 30%, ndërsa 12 apartamente janë djegur pjesërisht, nga flakët që kanë hyrë brenda nga fasada. Kujtojmë se fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, në një apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas u përhap ne katet e tjera me shpejtësi për shkak të polesterolit.

Ndërkaq në lidhje me këtë është shoqëruar në polici për t’u pyetur mjeku dhe administrator i pallatit dhe më pas u lanë të lirë. Në deklarimet e tyre ata janë shprehur se nuk janë në dijeni të ndonjë defekti që mund të ketë shkaktuar zjarrin.