AKTUALITET, 4 Gusht 2025, 12:25

Lirimi i hapësirave publike/ Aksion në Ksamil, IKMT dhe Policia Bashkiake shembin banesën pa leje

Lirimi i hapësirave publike/ Aksion në Ksamil, IKMT dhe Policia

Një aksion i përbashkët mes IKMT-së dhe Policisë Bashkiake të Sarandës është zhvilluar sot në zonën e Ksamilit, ku është prishur një banesë që konsiderohej ndërtim pa leje.

Ndërhyrja u krye pa përplasje apo rezistencë nga ana e banorëve, ndërsa mësohet se objekti ishte ngritur në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kritereve të lejuara nga ligji.

Aksioni vjen në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për verifikimin dhe shembjen e ndërtimeve informale, veçanërisht në zonat turistike, ku autoritetet synojnë lirimin e hapësirave publike.