TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të plagosurit me armë zjarri në qytetin e Sarandës ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32 vjeç kanë marrë plumba në pjesën e barkut dhe legenit.
Burime nga bluzat e bardha të Sarandës bëjnë të ditur se dy të rinjve iu dha ndihma e parë në spitalin e qytetit, por rreziku nuk ka kaluar dhe mjekët kërkuan dërgimin e tyre në Tiranë.
Ata u transportuan me urgjencë me helikopter drejt Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar. Të plagosurit do t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale te ish-Spitali Ushtarak në kryeqytet.
Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj u qëlluan me armë zjarri në rrethana të paqarta pranë stadiumit të Sarandës.