AKTUALITET, 12 Shtator 2025, 10:39

Kuvendi nisi me tensione, Berisha shkon në foltore dhe e bllokon, rrethohet nga Garda

Kuvendi nisi me tensione, Berisha shkon në foltore dhe e bllokon, rrethohet

Seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Tensionet nisën pasi kryedemokrati Sali Berisha shkoi në foltoren e Kuvendit për të mbajtur fjalën.

“Të tregojmë që jemi të respektueshëm karshi rregullores”, tha deputeti i PS, Vasil Llajo, i cili hapi seancën pas refuzimit të Sali Berishës për të drejtuar Kuvendin si ligjvënësi më i vjetër.

Ndërsa Sali Berisha në fjalën e tij u shpreh se: “Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet. Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën…,” tha Berisha.

Por fjala e tij u ndërpre pasi Taulant Balla urdhëroi drejtuesin e seancës, Vasil Llajo që t’i ndërpriste fjalën.