TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi, në emisionin “Frontline” në “News24” u shpreh se vendimi për zgjatjen e afateve të Vettingut, sipas saj, nuk i ka vendosur pikat mbi "i", për Reformën në Drejtësi.
Kryemadhi gjithashtu shtoi se, shqiptarëve duhet t’i kthehet drejtësia e vonuar.
“Nuk mendoj që zgjatja e Vetingut ka vendosur pikat mbi "i" , mbi reformën në drejtësi.
Dua të theksoj se Reforma e drejtësisë e votuar në korrik të 2019 dhe 7 ligjet që u kaluar krijonin mekanizmin zhbllokues për të vazhduar këtë proces, pavarësisht se ritmet ka qenë shumë të vogla.
Çështja e strukturës së Vetingut ishte thjesht një marrëveshje e zgjatur për ta bërë publike, ne sot e dimë që reforma në drejtësi ka pasur devijime të theksuara. Ne duhet të jemi të shqetësuar për t’iu sjellë shqiptarëve një drejtësi të vonuar. Metodologjia e shantazhit për të marrë një votë të cunguar nuk i shërben drejtësisë”, tha Kryemadhi.