AKTUALITET, 10 Shkurt 2022, 19:39

Zgjatja e vettingut, SHBA: Hap i rëndësishëm drejt një sistemi drejtësie më të fortë

Zgjatja e vettingut, SHBA: Hap i rëndësishëm drejt një
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas miratimit të zgjatjes së afateve të organeve të vettingut në Kuvend në seancën parlamentare të ditës së sotme.

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vettingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit evropian. SHBA do të mbështesë gjithmonë Shqipërinë në këtë rrugë të rëndësishme”, shkruan ambasada e SHBA.