TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste ka caktuar kandidaturën për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Burime nga PS bëjnë të ditur se në përfundim të procesit të konsultimit me strukturat e partisë dhe pas sondazheve të kryera, Kryesia e Partisë Socialiste është dakordësuar për propozimin e Eriselda Sefës si kandidate për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme të datës 6 Mars.
Sipas PS, kandidatura e Sefës garantoi mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera.
Sefa aktualisht mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë bashki.