AKTUALITET, 29 Janar 2022, 14:50

"Kunatopozitë që gërvisht pak dhe fiton shumë", Presidenca reagon pas deklaratave të Bashës: Bravo-brava është kthyer në …

"Kunatopozitë që gërvisht pak dhe fiton shumë",

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Tedi Blushi nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka reaguar për akuzat e bëra nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ndërsa ka shpërndarë një video të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, ai thotë se tashmë kreu i PD është kthyer në mbretin e memeve.

Statusi:

BRAVO-BRAVA vazhdon të përflasë Presidentin e Republikës.

Kunatopozitë vetëm BRAVO-BRAVA ka, që gërvisht pak dhe fiton shumë.

Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit “Mbretin e Memeve”, që bën të qeshësh pa hap gojën, lere më kur flet.

"Kunatopozitë që gërvisht pak dhe fiton shumë",