TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dje në Tiranë erdhi për vizitë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po kryen një tur elektoral për të marrë votën e FSHF-së për zgjedhjet që do bëhet gjatë vitit të ardhshëm, ku italiani do të kërkojë një mandat tjetër.
Turin elektoral Infantino e ka vijuar në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, duke bërë fakt të kryer sigurimin e votës për këto tre federate.
Ajo që u re dje gjatë vizitës në “Shtëpinë e Futbollit”, ishin fjalët lavdëruese që presidenti i FSHF-së Armand Duka bëri në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Në çdo fjali Duka u kujdes që të përmendte dhe falenderonte Ramën, ndonëse ky i fundit nuk i kurseu thumbimet ndaj presidentit të FSHF-së, duke u shprehur se tani komandon e VAR-in.
Megjithatë ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte kujdesi që Duka bëri ndaj Ramës duke i fshirë xhaketën, si shenjë përulësie.