AKTUALITET, 30 Shtator 2022, 13:52

Dyshohet se lejuan ndërtimet pa leje, pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit nr.1 dhe katër efektivë të Farkës

Dyshohet se lejuan ndërtimet pa leje, pezullohet nga detyra shefi i

Pezullohen nga detyra shefi i komisariatit nr.1 të Policisë në Tiranë Bujar Mehmeti dhe katër zyrtarë të policisë Farkë.

Shkak i pezullimit është se zyrtarët nuk kanë vepruar dhe nuk kanë marrë masat e duhura për shmangien e ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës.

Kujtojmë se pak javë më parë në Farkë u sekuestruan dy pallate që ishin ndërtuar pa leje.