AKTUALITET, 30 Nëntor 2023, 13:25

PS propozon ndryshime në ligjin për komisionet hetimore, Felaj: Ftuam opozitën, por ra në vesh të shurdhër

PS propozon ndryshime në ligjin për komisionet hetimore, Felaj: Ftuam

Në një kohë kur mazhoranca nuk pranon ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita, sot Grupi Parlamentar i PS ka depozituar në Kuvend nismën për disa shtesa dhe ndryshime në funksionimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Në një konferencë për gazetarët, deputetja e PS, Ermonela Felaj thotë se ndryshimi i këtij ligji është kërkuar edhe nga opozita edhe nga mazhoranca në përfundim të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Sipas saj, ky është një produkt i një pune disa mujore dhe synon që të përafrohet me komisionet hetimore të Bashkimit Evropian.

“Gjatë ditës së sotme në emër të grupit të PS kam depozituar në Kuvend nismën për disa shtesa dhe ndryshime për funksionimin e Komisioneve Hetimore

Ky është produkt i një pune disa mujore, që në krye të herës është folur nga të gjithë anëtaret e kuvendit, përfaqësues të opozitës apo mazhorancës.

Nga të dy përfaqësuesit qoftë të mazhorancës qoftë të pakicës në përfundimet e raporteve për komisionin hetimor të inceneratorëve përfaqësuesit kanë kërkuar rishikim të ligjit.

Thirrja jonë ra në vesh të shurdhet sepse opozita ka mbetur te ai produkti i një anshëm pune.

Ne jemi përpjekur të sjellim një projekt të plotë që reflektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.  Jemi përpjekur të analizojmë praktikat e komisioneve hetimore në përputhje me ato të BE“, tha Felaj.