AKTUALITET, 21 Korrik 2025, 21:12

Krimet zgjedhore, Andi Tela: U tha se SPAK do të bënte namin, por tani heshtje totale...

Krimet zgjedhore, Andi Tela: U tha se SPAK do të bënte namin, por tani

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se SPAK nuk pati rezultat me task forcën për krimet zgjedhore, pavarësisht pritshmërive që ngriti vetë ky institucion, duke u angazhuar në parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore. 

"Nëse ka një argument i cili mat pavarësinë dhe efektshmërinë e SPAK, nuk janë vetëm hetimet e tenderave dhe korrupsionit, por është vota, sepse vota është themeli i çdo pushteti legjitim. Fakti që SPAK promovoi për një vit e ca, një garë të ndershme, sepse SPAK do të ishte garant i kësaj gare të ndershme dhe të barabartë, që SPAK bashkë me prokurorët e tjerë, do të bënin përpjekjet maksimale, që diçka që dihej në perceptimin publik, blerja e votës, përdorimi i administratës, fondeve publike, intimidimi votuesve, presioni ndaj opozitës dhe votuesve të saj, ne përpara apo gjatë dhe pak ditë pas zgjedhjeve, do të kishim prova të mjaftueshme që të vërtetonim këtë perceptim, atë që thuhej në raportet e OSBE/ODHIR dhe KiE. Në thjesht i cicërojmë këto në studio, por SPAK duhet të gjente provat dhe ti çonte në gjykatë. Ne përpara 11 majit dhe pas 11 majit kemi thuajse heshtje totale nga SPAK, kemi disa raste sporadike.

Deri në zgjedhjet e fundit kemi thënë që prokurorët lokalë nuk ishin në gjendje të hetonin, sepse ishin nën pushtetin e qeverisë, për këto zgjedhje thamë se SPAK do të ishte shpëtimtari, pra atë që flitej për vjedhjet dhe akuzat publike, SPAK do ti vërtetonte dhe do të na mbronte. Nuk po diskutojmë nëse opozita humbi se SPAK nuk gjeti hajdutët, nuk është ky diskutimi. Nuk ka raste të kapura", tha ndër të tjera Tela.