TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sipas gazetës Tema, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit.
Salianji u shpall fajtor në Apel për kallëzim të rremë dhe u dënua me 1 vit burg. Edhe pse deputetët e tjerë të PD i kërkuan që të mos e zbatojë vendimin, Bardhi njoftoi se Salianji ka vendosur të vetëdorëzohet dhe të vuajë dënimin.
Në burgun e Fierit ka vuajtur dënimin edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Deputetët e Partisë Demokratike i kërkuan të premten Salianjit që të mos e zbatonte vendimin e Gjykatës, por të ngujoheshin në selinë e PD.
Por Gazment Bardhi zbuloi se ishte vetë Salianji që vendosi të zbatonte vendimin, edhe pse e konsideron të padrejtë.