TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Lushnjës.
Sipas një deklarate, S. N., 38 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Vogël, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.
Teksa 38-vjeçari është dërguar në qeli, materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
"Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin S. N., 38 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Vogël, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", sqaron policia.