TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin e dhënë një ditë më parë për deputetin Ervin Salianji, i cili u shpall fajtor për kallëzim të rremë.
Apeli pranoi një kërkesë të avokatëve të Geron Xhafës për të marrë si provë një vendim për pushimin e hetimeve të dhënë nga gjykata e krimeve të rënda për klientin e tyre, por pas tërheqjes për shqyrtim, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me një vit burg.
Më tej, thuhet se kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.
Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, si dhe Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, akuzohen për kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim, ndërsa kallëzuesi është Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i deputetit socialist Fatmir Xhafaj.
Vendimi, sipas një njoftimi zyrtar nga Apeli, është marrë në unanimitet nga trupa gjykuese me relatorë Elona Toro, dhe anëtarë Genti Shala dhe Iliba Bezati.

