TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme, në orën 17:00 demokratët do të mblidhen para Drejtorisë së Policisë në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji.
Sipas demokratëve goditja që iu bë deputetit të PD-së, Ervin Salianji është një goditje që i bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Ky vendim vjen pasi ditën e djeshme Gjykata e Apelit la në fuqi masën për arrest me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
“Ditën e sotme, në orën 17:00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji. Goditja që i bëhet Salianjit është goditje që i bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Mirë u takofshim”, thuhet në njoftim.