TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PS, Petro Koçi ka komentuar vendimin e Apelit për konfirmimin e dënimit me 1 vit burg për deputetin e PD, Salianjin.
Koçi u shpreh se ky vendim nuk ishte një lajm i ri, pra sipas tij vendimi i djeshëm ishte thjesht për konfirmim sepse vendimi për dënim ishte dhënë më parë.
Teksa sipas Koçit ai që u lumturua më shumë në këtë situatë është Berisha, sepse ai do ta shfrytëzojë tha deputeti socialist. Më tej ai shtoi se sipas informacioneve të tij, dy nga pjesëtaret e trupit gjykues që dhanë vendimin për Salianjin janë të njëjtë me ata që dhanë vendimin për vulën e PD.
“Unë gjykoj që vendimi i djeshëm nuk është vendim i ri, Salianji ishte dënuar më herët dhe ky ishte një shans për ta zbutur. Në thelb nuk është diçka e re dhe kjo nuk është diçka që PD nuk do di si ta shfrytëzoj. Berisha normalisht që do ta shfrytëzoj dhe e ka organizuar një plan. Mendoj se vendimi i Gjykatës, jo thjesht konfirmimi ka lidhje me një provë të falsifikuar jo vetëm me faktin. Ne denoncojmë çdo ditë, unë nuk e di me detaje por kemi të bëjmë me fabrikim të një prove. Më i lumturuari është Berisha, mesa di unë thonë që dy nga gjyqtarët kanë qenë pjesë edhe e trupit gjykues që i dha vulën PD.", tha ai.