AKTUALITET, 27 Shtator 2024, 15:57

U dënua me 1 vit burg/ Zbulohet orari, ja kur do të paraqitet Salianji në Policinë e Tiranës

U dënua me 1 vit burg/ Zbulohet orari, ja kur do të paraqitet

Deputeti i PD, Ervin Salianji do të paraqitet këtë pasdite pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Salianji do të shkojë në ambientet e Policisë në orë 16:45.

Nga ana tjetër, mbështetësit e PD kanë njoftuar organizimin e një proteste para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Apeli la dje në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit demokrat.