AKTUALITET, 29 Janar 2024, 11:34

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nisi detyrën

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat

Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi mori zyrtarisht detyrën e kreut të qeverisë nga Dimitar Kovaçevski.

Në fjalën e tij ai u shpreh se “kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilat do të mbështes çdo vendim”.

“Shpreh kënaqësinë dhe përgjegjësinë për detyrën që e mora përsipër duke e përsëritur atë që kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilën do e mbështes çdo vendim dhe veprim që e ndërmarrim si qeveri. Detyra primare e kësaj qeveria është parapërgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike me 24 prill dhe 8 maj”, deklaroi kryeministri Xhaferi.

Kuvendi dje votoi Qeverinë kalimtare me 65 vota pro dhe 3 vota kundër që për 100 ditë do të udhëhiqet nga ish-kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili në këtë detyrë vjen si pjesë e marrëveshjes midis BDI dhe LSDM.

Qeveria kalimtare do të përkujdeset për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit dhe ato presidenciale të 24 prillit.