AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 16:50

Kryebashkiaku Benet Beci nxjerr videon: Vijon puna për ndërtimin e molit në hyrje të Shkodrës

Kryebashkiaku Benet Beci nxjerr videon: Vijon puna për ndërtimin e

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka nxjerrë një video ku shihet se po vijon puna për ndërtimin e një moli në hyrje të qytetit. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Beci theksoi mes të tjerash se kjo ndërhyrje është pjese e projektit te hyrjes së Shkodrës, që sipas tij është në proces tenderimi.

“Në hyrjen e Shkodrës, pranë Urës së Bunës, aty ku vijon puna me ritme të shpejta për ndërtimin e molit, i treti pas atij në Zogaj dhe Shirokë.

Kjo ndërhyrje është pjese e projektit te hyrjes së Shkodrës, që tashmë është në proces tenderimi ????”, shkruan Beci.