AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 16:06

Komisioni i Ekonomisë njoftoi mbledhjen online, grupi Parlamentar i PD: PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme?

Komisioni i Ekonomisë njoftoi mbledhjen online, grupi Parlamentar i PD: PS

Mes tensioneve që ka përfshirë jetën politike në vend, pasi opozita ka vendosur që të bllokojë çdo komision apo dhe seancë plenare, Kuvendi bën lëvizjen e radhës. Pas bllokimit të punës në Konferencën e Kryetarëve, Kuvendi vendosi që Komisioni i Ekonomisë të mblidhet online.

Menjëherë më pas ka reaguar grupi parlamentar i PD, Gazment Bardhi, i cili ka deklaruar se këto mbledhje mund të bëhen online vetëm në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore.

“Nuk dihet nëse PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme, por kjo procedurë e mbledhjeve online lejohet vetëm në ato raste”, thuhet në reagimin e grupit parlamentar të PD.

Reagimi i grupit parlamentar të PD: 

Pas bllokimit që deputetët e opozitës I kanë bërë punimeve të Kuvendit sot, deputetët e PS kanë njoftuar shtyrjen e mbledhjes dhe zhvillimin e saj online. Sipas nenit a/5 të Rregullores së Kuvendit vetëm në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore, mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik. Nuk dihet nëse PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme, por kjo procedurë e mbledhjeve online lejohet vetëm në ato raste.