TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të gjykatës së Lezhës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të gjykatës.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin L. A., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës (specialist) të këtij institucioni. Vijon puna për kapjen e 46-vjeçarit.”, njofton policia.