AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 14:08

Bardhi i bllokon rrugën Nikollës, ndërhyn Garda: Parlamenti, nuk është vila jote që e ke blerë me paratë e korrupsionit!

Bardhi i bllokon rrugën Nikollës, ndërhyn Garda: Parlamenti, nuk

Gazment Bardhi i ka bllokuar rrugën kryeparlamentares Lindita Nikollës brenda Kuvendit pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.

“Pse nuk u mbyllët atje 1 orë përpara. Kryetare ky është Parlamenti?”, iu drejtua ai Nikollës, teksa ajo po zbriste shkallët e Kuvendit.

Por teksa kryetarja e Kuvendit tentoi të largohej dhe të futej në zyrën e saj nuk është lejuar.

“Dale një sekondë se nuk të gjen gjë. Parlament privat është ky?”, iu drejtua Bardhi, ndërkohë Garda ka ndërhyrë.

“Është Parlamenti i popullit”, iu kthyer Lindita Nikolla.

“Është Parlamenti i popullit, jo vila jote me lekët e korrupsionit. Dakord Të të vijë turp të të vijë”, iu drejtua Gazment Bardhi.

Pas kreu i Grupit të opozitës i bllokoi rrugën, kryeparlamentarja nuk hyri në zyrë por u largua.