TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas Konferencës së kryetarëve, deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe zhvillimin e punimeve në Komisionin e Ekonomisë. Edhe kjo mbledhje u anulua si pasojë e aksionit opozitar, pasi deputetët e PD kanë mundur të futen në sallë duke mos lejuar vijimin e mbledhjes normalisht.
Socialistët janë larguar nga godina, dalja e së cilës tanimë është shumë pranë selisë së re të PD-së drejtuar nga Lulzim Basha. Deputeti Flamur Noka ka përfituar duke ironizuar kështu largimin e tyre, se mund të shkojnë pranë selisë së Bashës.
“Ka byrekë atje, ka dhe byrekë Luli, ju jep dhe byrekë shkoni atje!”, dëgjohet të thotë Noka, duke iu referuar një video të dy ditëve më parë kur kreu i PD-së, Lulzim Basha u shfaq duke ngrënë byrek.