AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 15:27

“Një lloj gestapo”, tensione në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Korreshi ‘raporton live’: Garda na mbylli në ashensor, 6 burra ne! Ja shikoni

“Një lloj gestapo”, tensione në mbledhjen e

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar këtë të mërkurë me tensione, pas tentativës së deputetëve të opozitës për t’u futur në sallë dhe të dëgjojnë ministrin e financave të raportojë mbi buxhetin e 2024.

Në një lidhje ‘skype’ nga një zyrtar e Kuvendit, deputeti i PD Saimir Korreshi, foli për News24, duke treguar se çfarë ndodhi.

Ai tha se mazhoraca po bën një parlament komunist, vetëm me pjesëmarrjen e tyre. Korreshi u shpreh se për t’i bllokuar deputetët e opozitës për t’u futur në mbledhje, ‘garda i mbylli 6 prej tyre në ashensor.

“Këta po bëjnë një parlament komunist vetëm me pjesëmarrjen e tyre. Në mëngjes nuk u lejuan që të bëhet Konferenca e Kryetarëve, më pas kërkuam të bëheshim pjesë e konferencës si dëgjues, aq më tepër që ishte përjashtuar Bardhi, më pas vjen e-mail që Bardhi do të vijohet, dhe më pas ndërhyri garda. Një lloj gestapo. Në një moment na kanë mbyllur në ashensor këta të gardës, 6 burra, na mbyllën në ashensor, garda doli në derë të ashensorit që të mos dilnim.

Sikur po tentojmë ne të futemi në shtëpinë e Linditës, jo mo Kuvendi nuk është shtëpia e Linditës.

Kaq e thjeshtë është”, tha ai.

Ndërkohë në lidhje ‘live’, ai u zhvendos nga zyra për të parë se çfarë po ndodhte në zyrën ku mbahet Konferenca, ku  tha se dera është mbyllur.

“Ja e kanë mbyllur, jemi live. Janë tërhequr nga mbledhja. Jemi këtu gjithë deputetët e opozitës”, tha ai.