AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 16:20

Përmban korniza, kontekstligjor dhe politik, zbulohet propozimi i Ramës për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Përmban korniza, kontekstligjor dhe politik, zbulohet propozimi i

Zbulohet propozimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Propozimi me titullin “projekt – statuti për bashkësinë e komunave me shumisë serbe”, Kryeministri Rama ua dërgoi Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kancelarit gjerman, Olaf Scholz më 7 qershor të këtij viti. Ai përmban kornizat, kontekstin ligjor dhe politik, projekt-statutet e ndryshme, vijat e kuqe të palëve dhe parimet e hartimit.

Tre janë objektivat kryesorë; “Implementimi i Marrëveshjes Bazë të vitit 2013, ratifikuar nga Kosova dhe i Marrëveshjes së 2015-ës;

Krimi i një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës;

Mbrojtje e dyfishtë”.

Në draft thuhet se katër janë parimet kryesore;

“Statuti përcakton kompetencat, organizimin dhe mënyrën e funksionimit të trupës.

Statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese.

Asociacioni nuk duhet të zëvendësojë, t’í mbivendoset osë të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna. 

Pjesëmarrja vullnetare është e hapur së pari për bashkitë me shumicë serbe”. 

Ndër kompetencat kryesore janë bashkëpunim dhe bashkëveprimi ndërkomunal, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb në Kosovë pa paragjykime ndaj komuniteteve të tjera, menaxhimi i institucioneve lokale të shëndetit dhe arsimit dhe hartimi i politikave që nxisin përparimin e demokracisë dhe angazhimit civil lokal.

Por si do të funksionojë kjo bashkësi komunash? Kryeministri Rama propozon këtë strukturë organizative. “Struktura organizative, asambleja, Presidenti dhe zv/presidenti, Bordi, grupi këshillues, administrata, zyra e ankesave”.  Përsa i përket marrëdhënieve me autoritetet qendrore, në propozimin e Kryeministrit Rama parashikohen këto sugjerime.

“Bashkësia nuk duhet të zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese dhe ligjore mes autoriteteve qendrore dhe lokale në Kosovë. Dy vitet e para pas nisjes nga puna, bashkësia do të monitorohet nga Bashkimi Europian  Bashkësia mund të hartojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit, siç bën Këshilli Konsultativ për Komunitetet”. Drafti është pranuar nga të dyja palët, si nga pala serbe ashtu edhe nga pala kosovare, që fillimisht e kundërshtoi atë nëpërmjet Kryeministrit Kurti, por duket që presioni ndërkombëtar ka bërë që pala kosovare ta pranojë këtë propozim të Kryeministrit Rama.

“Të dyja palët thanë se projekt-dokumenti mund të shërbejë si dokument i përshtatshëm pune. Kosova ka ngritur disa çështje, paraqiti disa papërputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumente të tjera. Serbia njoftoi se kishte disa pyetje dhe shqetësime pa theksuar kundërshti të veçanta”.

Në përfundim të draftit thuhet se ai ka marrë edhe mbështetjen e partnerëve kryesorë ndërkombëtarë. “Draft-Statuti mbështetet nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara. Draft-Statuti nuk shkel asnjë vijë të kuqe të Kosovës. Draft-Statuti ve në dukje prioritetet kryesore të Serbisë”.

Kur u propozua nga Kryeministri Rama, në Shqipëri e Kosovë shpërthyen akuzat kundër tij, ndoshta edhe për faktin se drafti nuk ishte publik. Por ai u përshëndet nga emisarët e BE dhe SHBA, Lajçak e Escobar, ndërsa Brukseli e vlerësoi si serioz. Pranimi i propozimit të Kryeministrit Rama bëhet kështu për herë të parë një bazë e ndërtimit të një dokumenti të Bashkimit Europian për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. Ai parashikon edhe mënyrën e financimit të asociacionit, me kontribute nga anëtarët, autoritetet e Kosovës, grante të tjera dhe donacione përfshirë edhe nga Serbia. Buxheti dhe shpenzimet të jenë subjekt i një mbikëqyrjeje të një periudhe 5-vjeçare nga Bashkimi Europian dhe që mund të rinovohet, ndërsa  Auditi i Përgjithshëm i Kosovës do të bëjë kontrolle të jashtme ndaj Asociacionit në përputhje me ligjin./Klan