AKTUALITET, 2 Shtator 2025, 14:55

Kreshnik Çollaku i bashkohet Kabinetit të Vjosa Osmanit, emërohet Këshilltar për Politikë të Jashtme

Kreshnik Çollaku i bashkohet Kabinetit të Vjosa Osmanit,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në rolin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një deklarate publike të Çollakut, ku ai shprehu entuziazmin dhe përkushtimin për të kontribuar në avancimin e interesave kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve, duke vepruar si një urë lidhëse mes Tiranës dhe Prishtinës.

Në deklaratën e tij, Çollaku theksoi rëndësinë e këtij roli të ri, duke e cilësuar si një mundësi unike për të shërbyer Kosovën dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve shqiptare.

Të dashur miq, me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e këshilltarit për politikë të jashtme.

Dëshira dhe vullneti im për t’i shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare, me ketë angazhim merr një dimension e mundësi të re, për të cilën i jam mirënjohës e falënderues presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin.

Ky angazhim me jep një mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës e Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik e publik, dhe vullnet për të kontribuar avancimit në mënyrë të integruar të interesave tona kombëtare e shtetërore”, ka shkruar Çollaku në “Facebook”.

Çollaku ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin e treguar, duke e konsideruar këtë pozicion si një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe një mundësi për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në politikën e jashtme të Kosovës.

Kreshnik Çollaku ka qenë një figurë e njohur në politikën shqiptare, duke shërbyer si deputet i Partisë Demokratike.