TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Vlorë pranë vendit të quajtur “Kripa”, ku përplasja mes një automjeti dhe një kamionçine ka rezultuar fatale për dy shtetas.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Vlorë, ne pranga ui vu shtetesja italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
E reja dyshohet se, duke drejtuar automjetin e saj, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të mjetit, F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë.
Ndërkohë, pasagjeri në kamionçinë, D. M., 47 vjeç, gjithashtu banues në Vlorë, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.
"Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"- njoftoi policia.