AKTUALITET, 2 Shtator 2025, 14:24

Kultivuan drogë në fshatin Bilaj, arrestohet një 66-vjeçar, në kërkim një tjetër

Kultivuan drogë në fshatin Bilaj, arrestohet një

Vijon plani operacional policor anticannabis, të koduar “Koordinata”. Si pasojë janë goditur dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Bilaj.

Gjithashtu është arrestuar një 66-vjeçar, dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Blutë kanë asgjësuar bimët narkotike. 1Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat:

-u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij;

-u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.