TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin me 18 vite për autorin e vrasjes së Stivën Toshkëzi, Axel Hoxhaj, ngjarje e cila ndodhi më 18 prill të 2023.
20-vjeçari është shpallur fajtor për vrasjen e Stivën Toshkëzi , e cila është kryer në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, rreth orës 00:15.
Gjithashtu, edhe 18-vjeçari Ensi Maze është shpallur fajtor, pasi ka qenë prezent në momentin e vrasjes dhe e ka fshehur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e 18 prillit të 2023, ku dy të rinjtë ishin në konflikt të vazhdueshëm për një vajzë, e cila ishte e lidhur me Toshkëzin.
Axel Hoxhaj së bashku me Ensi Maze e kanë dhunuar fizikisht përpara banesës së viktimës, ndërsa mësohet se para dy javës së të ndodhte vrasja fatale ishin konfliktuar sërish në Rrugën e Elbasanit, pasi i ngacmonin të dashurën.
Të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin mbrëmjen e së hënës për t’u sqaruar, ndërsa Toshkëzi, i cili sapo kishte mbyllur punën si montazhier në një televizion në kryeqytet ra në pritën e dy 18-vjeçarëve, me Hoxhajn dhe e ka goditur me një hanxhar të madhe në pjesën e brinjëve duke i shkaktuar vdekjen.