TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është pezulluar votimi në disa qendra votimi në Himarë dhe shkak janë bërë kartat e identitetit të skaduara. Kjo ka shkaktuar edhe debat mes disa komisionerëve.
Pasi disa kërkojnë që të lejohet votimi me kartat e skaduara të identitetit dhe disa të tjerë nuk pranojë.
Kjo ka bërë që komisionerët të mos lejpjnë procesin e votimit, derisa të ketë një vendim nga ana e autoriteteve për t’i lejuar.
E teksa është pezulluar votimi në QV 4590/1, kjo ka bërë që të krijohen dhe radhë të gjatë qytetarësh në këtë qendër të cilët do të votojnë për të zgjedhur se kush do të drejtojë qytetin e tyre.
Janë dy kandidatë që do të kandidojnë për këtë post. Vangjel Tavo kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria, nga Partia Demokratike.