TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat greke shkruajnë mbi tentativat për blerje votash në Himarë, teksa procesi zgjedhor për kreun e ri të Bashkisë ka nisur që në orën 7:00 të së dielës.
‘Po shtohen ankesat për blerje votash dhe zhvatje nga zyrtarë të Partisë Socialiste në Himarë, vetëm pak orë para hapjes së qendrave të votimit’, kështu e nis lajmin e përditshmja ‘Kathimerini’.
Duke ju referuar një deklarate të lëshuar nga “ Omonoia” një ditë para procesit zgjedhor, Kathimerini raporton për përfshirjen e një deputeti dhe drejtues të partive vendore në përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se provat nuk do të publikohen, por do të depozitohen drejtpërdrejt në gjykatë.
Në një foto të publikuar nga himara.gr, sipas raportimeve, në krah të automjeteve shtetërore, jashtë zyrës së zgjedhjeve të kandidatit të mbështetur nga qeveria shqiptare për bashkinë, shihen zyrtarë të Partisë Socialiste.
Ndërkohë, sipas faqes himara.gr, në Himarë mbeten zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, mes të cilëve ish-komandanti i shërbimeve sekrete të vendit dhe një zyrtar aktual i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Më herët edhe eurodeputeti Fredi Beleri, pati deklaruar se e gjithë makineria e qeverisë Rama ndodhet në Himarë, për të ndikuar mbi zgjedhësit atje. Duke folur për ERT nga burgjet e Fierit të premten, Beleri denoncoi metodat dhe presionet e ushtruara nga autoritetet shqiptare ndaj zgjedhësve që kërkojnë respektimin e shtetit ligjor dhe vullnetit të popullit.
Asnjë votë nuk duhet të shkojë dëm”, theksoi ai duke kërkuar mbështetjen e kandidatit mërgimtar në zgjedhjet e përsëritura në Himarrë.
Siç u ankua eurodeputeti i burgosur, i gjithë aparati i Edi Ramës dhe shumë anëtarë të kabinetit janë në Himarë, në përpjekje për të ndikuar në rezultat.
Edhe kërkesën e tij për lirim nga burgu, Beleri e lidh me përpjekjet e autoriteteve shqiptare për ta mbajtur atë larg Himarës.