AKTUALITET, 4 Gusht 2024, 08:41

Rama vijon me postimet: Nga Rinasi, vetëm në korrik hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013

Rama vijon me postimet: Nga Rinasi, vetëm në korrik hynë më

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aeroporti i Rinasit, teksa shprehet se në muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë, duke shtuar se janë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013.

Rama shprehet se ky është tregues i transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade.

“MIRËMËNGJES dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milion dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.