AKTUALITET, 30 Mars 2023, 17:21

“Pastaj dikush çuditet pse vritet një roje në një TV”/ Berat Buzhala reagon ashpër ndaj Veliajt: E tmerrshme si një politikan i ri, me gjithë atë pushtet, merret me “Lolitën”

“Pastaj dikush çuditet pse vritet një roje në një
Fotomontazh: Erion Veliaj dhe Berat Buzhala

Një ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, publikoi emrat e atyre që tha se fshihen pas “Jeta Osh Qef” dhe “Lolita”, duke u bërë thirrje bizneseve që të mos paguajnë gjobat që këto portale vendosin. Këto deklarime ai i bëri në një takim për "Linja e Shpejtë e Autobusëve" duke iu referuar raportimeve që këto media online kanë bërë për aksidentet e shumta të urbanëve në Tiranë, që kreu i bashkisë i mbrojti si gabime njerëzore.

“Ju që jeni drejtues të kompanive e dini fare mirë, se keni ardhur tek unë dhe më keni thënë: A ta paguaj atë Erland Dalliun e “Jeta Osh’ Qef”, vetëm që të më lërë rehat? Dhe përgjigja që keni dëgjuar nga unë është: “JO”. Për sa kohë që unë nuk i paguaj gjobat e Erland Dalliut dhe të “Jeta osh’ Qef”, nuk do t’i paguani as ju, se nuk mund të kemi një marrëdhënie ku ju paguani gjobat e atyre që janë tërë ditën me “Range Rover” dhe që s’kanë hipur ndonjëherë në autobus”-tha Veliaj, duke u marr më pas me personin që tha se fshihet pas faqes “Lolita”.

 “Më erdhi dje dikush tjetër për atë aksidentin e fundit, më tha: ‘Anisa e Vithkuqit e “Lolitës” më ka vënë gjobë’. I thashë: “Jo, jo, Anisa e Vithkuqit le t’i rrisë dy fëmijët e saj siç i rrisin të gjithë, jo me gjoba”. Nuk do paguaj asnjë gjobë dhe këtë radhë do provoj që ti mund të bësh një fushatë me vendime të rëndësishme, me vendime të drejta, me vendime të ndershme pa paguar asnjë gjobë dhe të fitosh. Po ju garantoj, ne do t’i fitojmë këto beteja, jo vetëm politike, por edhe betejat për transportin publik, pa paguar asnjë gjobë, as Anisa Vithkuqit, as Erland Dalliut, dhe as ndonjë gjobaxhiu tjetër që fshihet pas emrave që duket sikur janë gallatë dhe në fakt janë makineritë më të mëdhaja të gjobave”-deklaroi kryetari i bashkisë së Tiranës. (Video më poshtë nga minuta 36)

Përveç dy faqeve online që iu përgjigjën më pas, sipas stilit të tyre të sarkazmës, reagoi edhe Berat Buzhala, gazetar nga Kosova që ndan jetën profesionale mes Tiranës dhe Prishtinës.  Ai e cilësoi të  tmerrshëm faktin se një politikan i ri, me gjithë ate pushtet, merret me një faqe në FB si “Lolita” dhe tmerrohet se një faqe e vogël shkruan kundër tij kur ka blerë gjithë median.

Reagimi i Buzhalës

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, në stil mafioz në prezantimin e tij në Tiranë, doli edhe e linçoi publikisht një grua dhe një nanë që e ai mendon që e menaxhon faqen në Facebook, që quhet Lolita.

Për fatin e keq të shqiptarëve të Shqiperise, përveç Lapsit dhe Lolitës, të paktaaaaa janë ato faqe dhe media që guxojnë ta kritikojnë njeriun e parë të Tiranës.

Është sekret publik që edhe ato media që nuk mundet me i kapë Edi Rama, i kap Erion Veliaj. Pra, në Shqipëri deri kundddddd mundesh me i bo opozitë Edi Ramës, por nuk mundesh me i bo opozitë Erionit. Është si oktapod. Tentakulat e tij shtrihen në çdo media. Pastaj, nëse dy a tri platforma të vogla i mbesin jashtë, kur e kritikojnë, i sulmon që po i vënë atij gjoba.

E pashë prezentimin e Erionit në atë konferencë a çka dreqin kë. E përmendi adminin e Lolitës, ia përmendi fëmijët, shkollën, e targetoi, e boni të gatshme me e sulmu.

E tmerrshme qysh një politikan i ri, me gjithë atë pushtet, merret me një faqe në FB.

E ka pas vetes komplet Topin, Klanin, çdo media tjeter, por e pengon, e tmerron një faqe e vogel në FB, që po guxon me shkru kundër tij.

Pastaj dikush çuditet pse vritet një roje në një TV.

Marre duhet me të ardhë Erion.