AKTUALITET, 30 Mars 2023, 17:34

Megaoperacion kundër trafikut të drogës nga Brazili në Dubai/ Shkatërrohet organizata që trafikoi 17 ton kokainë, një shqiptar ‘koka’ në Europë

Megaoperacion kundër trafikut të drogës nga Brazili në

Mega-operacion kundër trafikut të drogës, goditet organizata kriminale që operonte nga Brazili në Dubai.

Në pranga ka rënë 36-vjeçari, Rodrigo Alvarenga Paredes që ishte prezantuar edhe si biznesmen në fushën financiare dhe atë bujqësore.

Biznesmeni është arrestuar për trafikimin e 17 tonëve të kokainës përgjatë 2 viteve dhe që destinacion kishin Europën.

Ndërkohë një shtetas me origjinë shqiptare ishte përgjegjës për shpërndarjen në vende të ndryshme të Europës.

Në këtë operacion janë të përfshirë Europol, i mbështetur edhe nga policia braziliane.

Procedurat e këtij mega-operacioni ndërkombëtar u fokusuan në Asunción, Paraguaj; Rio Grande do Sul, Santa Catarina, Paraná, Amazonas dhe Rondônia, nga Brazili, gjithashtu në Dubai, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bëhet me dije se gjatë periudhës së hetimit, organizata e trafikut të drogës e përbërë nga Alvarenga ka kryer transaksione prej më shumë se 700 milionë dollarësh.

Operacioni Hinterland vendos Rodrigo Alvarenga Paredes si një nga drejtuesit e organizatës së drogës në Paraguaj.

Në dy vite hetime u vërtetua se organizata kriminale ka lëvizur 17 ton drogë me destinacion Europën, nga të cilat 12 ton janë sekuestruar.

Sakaq janë dhënë 17 urdhra për ndalim parandalues dhe 37 urdhra kërkimi dhe arrestimi në Rio Grande do Sul, Santa Catarina, Paraná, Amazonas dhe Rondonia, në Assunção, në Paraguaj dhe Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por si filluan hetimet:

Hetimi që shkaktoi operacionin “Hinterland” filloi në mars 2021, pas një sekuestrimi prej 316 kilogramësh kokainë që ndodhi në Hamburg të Gjermanisë.

Pas konfiskimit të drogës, u identifikua një furnizues me kombësi paraguajane, i cili po merrte kokainën e prodhuar në Bolivi dhe vende të tjera dhe po hynte në Brazil përmes Ponta Porã.

Droga më pas transportohej me kamionë në Santa Catarina dhe Río Grande do Sul, ku ngarkesat ruheshin në kompanitë e organizatës kriminale pranë porteve të Río Grande dhe Itajaí.

Nga atje ngarkesat u kontaminuan në dërgesa të ligjshme në bashkëpunim me menaxherët e logjistikës për t’u dërguar në kontinentin evropian.

Ndërkohë në Europë, një shtetas me origjinë shqiptare ishte përgjegjës për shpërndarjen në vende të ndryshme të rajonit.