AKTUALITET, 30 Mars 2023, 16:29

Rama e quajti Kodin Zgjedhor ‘kinezëri’/ Celibashi i prerë për rritjen e pagave para zgjedhjeve: Ligji është ligj dhe nuk shkelet

Rama e quajti Kodin Zgjedhor ‘kinezëri’/ Celibashi i prerë

Pasi kryeministri Edi Rama e përkufizoi ‘kinezëri’ Kodin Zgjedhor, vjen reagimi nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit në një komunikim me gazetarët u shpreh i prerë teksa u pyet për një koment për deklaratat e Ramës ku justifikohej për rritjen e pagave për disa kategori në prag fushate. Celibashi tha se çfarë është e përcaktuar në ligj, duhet të respektohet.

“As deklaratat e kryeministrit dhe vlerësimet e tij mbi kodin zgjedhor apo të të tjerëve s’kam arsye për t’i komentuar. Nëse një gjë është e parashikuar në ligj, do të duhet të respektohet dhe zbatohet ligji. Nëse është ligj, është ligj! S’di të jap përkufizim tjetër. Secili prej nesh ka opinione të ndryshme për ligjet, ndaj dhe legjislacioni ndryshon. Një rregullim që është pjesë e ligjit, duhet zbatuar!”, tha Celibashi.

Celibashi u pyet po ashtu nëse qeveria lejohet që të rrisë pagat apo pensionet pak kohë para zgjedhjeve.

Ai tha: Këtë përgjigje e dhashë tre herë po e jap dhe një herë. Ka një përcaktim të qartë të Kodit Zgjedhor, ndalimi ekziston për akte të qeverisë për rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë. Por kjo nuk do të thotë se në vlerësim të disa rrethanave akte të caktuara të qeverisë mos të marrin gjykimin e vlerësimit mbi përputhshmëri të Kodit zgjedhor