AKTUALITET, 30 Mars 2023, 17:18

Një humbje jete/ MSH publikon bilancin e koronavirusit: Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Një humbje jete/ MSH publikon bilancin e koronavirusit: Ja sa raste të

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 341 testime, ka 17 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

30 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 341 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

8 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Durrës, Pogradec, Cërrik.

Janë 165 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetare 62 vjeç, nga Kruja.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Mars 2023)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 341

Testime totale 2,048,583

Raste pozitive 333,855

Raste të shëruara 330,087

Raste Aktive 165

Humbje jete 3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138

Shkodër. 7

Vlorë 6

Fier 5

Durrës. 3

Elbasan. 2

Korçë. 2

Berat. 2