AKTUALITET, 11 Dhjetor 2025, 15:13

Klodian Braho zgjidhet drejtues i SPAK

Klodian Braho zgjidhet drejtues i SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK, me një mandat tre vjeçar. 

KLP ka zgjedhur Klodian Brahon në këtë detyrë me shtatë vota. Kandidati Adnan Xholi mori tre vota dhe Elvin Gokaj mori një votë. 

Mbledhja e KLP u monitorua nga një numër i madh diplomatësh, si e ngarkuara me punë e SHBA-ve, ambasadori i Bashkimit Europian, ambasadori britanik dhe përfaqësues nga disa vende evropiane. 

Klodian Braho zgjidhet drejtues i SPAK

Klodian Braho zgjidhet drejtues i SPAK

Klodian Braho zgjidhet drejtues i SPAK

Kush është Klodian Braho? 

Klodian Braho zgjidhet drejtues i SPAK

I emëruar prokuror në vitin  2007, Braho u bë prokuror pranë SPAK që në krijimin e këtij institucioni Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Braho ka hetuar gjithashtu dosjen "5D" duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Auris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj.

Gjithashtu Klodian Braho është pjesë e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në çështjen e Gërdecit.

Klodian Braho zgjidhet drejtues i SPAK

Klodian Braho zgjidhet drejtues i SPAK

Klodian Braho zgjidhet drejtues i SPAK