AKTUALITET, 11 Dhjetor 2025, 12:11

“Zgjedhja e Avokati i Popullit të hiqet nga rendi i ditës”, Peleshi: S’mund të bllokoj procesin, s’bëj avokatin e askujt! Jam i detyruar ta hedh në votim

“Zgjedhja e Avokati i Popullit të hiqet nga rendi i

Teksa demokratët kërkojnë që të hiqet nga rendi i ditës zgjedhja e Avokatit të Popullit, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi tha se nuk mund të pengojë procesin.

Peleshi tha se ai nuk mund të shprehet për ta hequr nga rendi i ditës, por se duhet të kalojë në votim. Sipas tij, demokratët ende nuk kanë dëgjuar edhe argumentimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve se përse nuk i kanë pranuar tërheqjen e firmave nga opozita.

“Kam në seancë një raport nga Komisioni i Ligjeve që ka përmbyllur një proces dhe ka konkluduar në 6 emra, që sipas raportit, i gjen në legjitimitet për t’u votuar pasi plotësojnë kriteret, që jam i detyruar t’jua njoftoj dhe ta vendosni ju se kush votohet edhe se si votohet. Kam edhe një kërkesë nga grupi i PD më datë 5 ku thuhet se për shkak të tërheqjes së firmave të hiqet sot nga rendi i ditës kjo pikël. Unë nuk shprehem dot vetë, por seanca.

Jam i detyruar ta hedh në votim dhe më pas të dëgjojmë edhe argumentin kundër edhe pro. Edhe po të mendoj si ju s’e kam të drejtën të heq nga rendi i ditës. Ndaj edhe unë përgjegjësinë time me ju për një proces sa më konsensual të mundshëm, 100% konsensual për zgjedhjen e avokatit të popullit. Një çështje e dështuar për tre vite, për mungesën e aftësisë tonë të përbashkët. Sot më në fund duhet të zgjedhim një avokat populli. Ta përmbyllim këtë proces të filluar.

Në këtë proces maxhoranca, 2-3 herë ka bërë qëndrimin e  vet politik që për të garantuar traditën parlamentare që avokati zgjidhet ndërmjet propozimeve të opozitës nuk po mbështet me firma asnjë kandidat. Nuk kam asnjë kandidat që ka qoftë edhe një firmë nga PS. Edhe nëse do të ishte ndryshe, si kryetar do të isha i detyruar ta kaloja në seancë. Dëshira për konsensus është e madhe por s’mund të pengoj dot një proces.

Akoma s’keni dëgjuar argumentet e kryetarit të Komisionit të Ligjeve se pse i ka marrë apo jo parasysh tërheqjet. Unë s’po bëj këtë avokati.”, u shpreh Peleshi.