TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një prej kandidateve për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Doloreza Musabelliu ka qenë në shënjestër të grupit kriminal të Laert Haxhiut dhe që prej asaj kohë ajo është marrë në mbrojtje.
Një prej anëtarëve të KLP-së, pyeti Musabelliun sesi ka ndikuar puna e saj ne jetën e saj personale. Ajo u shpreh se “bën një jetë tepër të kufizuar”, duke theksuar se këtë fakt e kishte marrë parasysh.
Ajo theksoi se familja e saj e ka përjetuar me shumë faktin e një jetë të cunguar dhe mes kërcënimeve.
“Që kur kam filluar tek krimet e rënda në 2004 unë kam pasur një jetë shumë të kufizuar, të vetëkfizuar në saktë. Kuptohet që ti ke të bësh me elementë kriminale dhe mund të bëhesh objekt sulmi. Secili prej prokurorëve e merr parasysh që kur futet atje nuk mund të ketë më një jetë siç e ka pasur. Unë këtë e kam marrë parasysh dhe nuk më ka bërë ndonjë përshtypje. Kur mora vesh lajmin ishte një tronditje për mua. Në atë rast unë kisha zbatuar ligjin, më tepër problematikat kanë kaluar tek familja, ata e kishin pak problem”, tha Musabelliu.
Kërcënimi ndaj Musabelliut:
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ishte ai që përmes dëshmisë së tij ka zbuluar atentatin që po planifikohej ndaj prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, nga grupi i Haxhiut.
Tafani, ka deklaruar se po thurej planin për ‘të hequr qafe’ Musabelliun si dhe prokurorin e Lushnjës Adriatik Doga dhe avokaten Merita Selimi.
Ai sipas dëshmisë mësohet se ai ka deklaruar se Haxhiu ka dashur “të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK”, ndërsa sipas tij, “kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin”.
“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes”.