TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Berisha iu përgjigj akuzave të Taulant Ballës, i cili tha se Berisha në kohën kur ishte kryeministër nuk paraqitej në interpelanca. Berisha tha se Rama dhe Belinda Balluku kanë frikë që të vijnë në Kuvend dhe të dalin përpara qytetarëve.
Berisha paralajmëroi se “po zhvillohet një betejë”, teksa shtoi se do ta deshifrojë më vonë se për çfarë bëhet fjalë.
Ai shtoi se “frika e Ramës ka kufij vetëm qiellin”, ndërsa theksoi se “po gjë në botë që të mbyllë dosjen e tij s’ka”.
Sali Berisha: Kam pasur pasion të vecantë për tiu përgjigjur interpelancave. Ky pasion nuk ndikohet as nga personi as nga tematika. Ju nuk keni faj. Ku e keni Ramën. A e kuptoni si jeni kantandisur.
Nuk guxojën të vijnë në parlament, ai dhe Lubija. Ju kot votoni, kot sillni ligje, ju keni marrë fund. Frika e tij ka kufi vetëm qiellin. Gjë në botë që të mbyllë dosjen e tij nuk ka. Do ua shpjegoj më vonë betejën që po zhvillohet.