AKTUALITET, 7 Tetor 2024, 18:20

Nis grumbullimi i mbështetësve të opozitës në selinë e PD dhe para Kryeministrisë

Nis grumbullimi i mbështetësve të opozitës në

Opozita ka thirrur protestë mbrëmjen e kësaj të hëne (7 tetor ora 18:00) dhe siç ka paralajmëruar PD-ja do të ketë mosbindje civile.

Ka nisur grumbullimi i mbështetësve të opozitës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe po ashtu para selisë së Partisë Demokratike.

Ata mbajnë pankarta në duar me mesazhe, ndërsa forca të shumta të policisë janë dislokuar në institucione shtetërore për mbrojtjen e tyre dhe në gatishmëri për të ndërhyrë në raste tensioni.

Kujtojmë se në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit  të automjeteve dhe në këto akse rrugore: