TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot është dita e dytë që në Tiranë mbahet takimi i 18-të i Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.
Në fokus të këtyre takimeve të dyja delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Kujtojmë se ditën e djeshme delegacioni me 10 eurodeputetë zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama, grupet parlamentare të partive politike dhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali.
Më pas u procedua me takimin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, i cili u bashkëdrejtua nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian.