AKTUALITET, 8 Maj 2023, 20:22

Kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, shpëtohen 3 turistë çekë, ja si është gjendja e tyre shëndetësore

Kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, shpëtohen 3

Tre turistë çekë që kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, janë ndihmuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilët operuan me një helikopter Cougar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR.

“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.

3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, ka shkruar Peleshi.