AKTUALITET, 8 Maj 2023, 19:28

"I lexuat shkrimet me Vuçiçin? Së shpejti do të dëgjoni për Belivukun e Ramës", çfarë po paralajmëron Berisha? 

"I lexuat shkrimet me Vuçiçin? Së shpejti do

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se do të ketë lajme për dosje të kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Sarandën, Himarën dhe Delvinën, ku tha se kandidatët e kryeministrit Edi Rama janë kopja e tij.

“Edi Rama thotë vetëm zorra qorre, nuk kam motër për të martuar dhe nuk do t’ju ndihmoj po votuat PD. Kjo është fushata e një kryeministri”, u shpreh Berisha.

Më tej Berisha u ndal edhe tek artikulli i gazetës amerikane e cila raportoi për lidhjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç me botën e krimit.

“Nuk votohet Edi Rama është sjellë me shqiptarët më keq se çdo pushtues. I lexuat shkrimet me Vuçiçin, për Belivukut. Së shpejti do të dëgjoni për Belivukun e Edi Ramës, për dosje e tij”, theksoi Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri tha se Rama është përgjegjës për situatën e vështirën me të cilët përballen sot qytetarët shqiptarë për shkak të korrupsionit që ka përfshirë vendin.

"Kandidatët tanë janë të gatshëm të dalin në shesh para jush dhe të japin llogari për çdo gjë. Kandidati i Delvinës është si të jetë rritur në ishullin e drogës. Vjehrri dy herë i dënuar për drogë. Ardi Veliu bën fushatë se ka hall të marrë ndonjë mandat. Ardi të them atje ku e meriton do të shkosh. E ftoj Edi Ramën të dalim para qytetarëve të dalim në çdo shesh. Çfarë të tremb që largohesh? Ke frikë sepse t’i ke vjedhur. Ke firmosur fap fap fap e paf paf paf. 420 mln euro janë firmosur për djegësat. Ke firmosur për të shpërbërë pasurinë përrallore të Sarandës, parkun e Butrintit. Si parku i Butrintit nuk të dytë në Europë, është një mrekulli e Zotit dhe e natyrës.  PD nuk do të lejojë kurrë tjetërsimin e Parkut të Butrintit", deklaroi Berisha.

I ndalur tek çmimet Berisha tha se "Çmimet Rama i rriti me bordet e tij. Fermerët i ka lënë pas dore. Rrogat i ngriu, para kishte. 5 mld të ardhura ka qenë buxheti pasi dyfishoi taksat dhe ai mund të kishte rritur rrogat të paktën 3 herë po të donte. Por ai zgjodhi jetën e shfrenuar të luksit. Të udhëtojnë me avion me dhomë gjumi, të blejë vazon e Kryeministrisë 4 mln euro".