AKTUALITET, 25 Shkurt 2026, 10:46

Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar, mbahen nesër homazhet në teatrin e Korçës. Ja rolet në 17 filma

Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar,

Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti në moshën 86-vjeçare, një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

Lajmi është bërë publik nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, e cila në një njoftim zyrtar shpreh dhimbjen për humbjen e artistit që i dha teatrit dhe filmit shqiptar vite të tëra përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi. Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në artin interpretativ dhe për rolet që shënuan një epokë të teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Homazhet në nder të tij do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë.

Komuniteti artistik, miqtë dhe familjarët i japin lamtumirën e fundit një aktori që për dekada ishte pjesë e identitetit kulturor të qytetit dhe më gjerë.

Jeta dhe karriera e aktorit të njohur

Zhani Petro (Ziçishti) ka lindur në 31 maj të vitit 1940, në qytetin e Korçës.

Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor pranë Teatrit “A.Z.Çajupi” të Korçës. Me trupën e këtij teatri do të interpretojë një sërë rolesh duke u bërë i njohur për publikun artdashës.

Roli i parë i aktorit në kinematografi do të jetë ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970. Zhani Petro (Ziçishti) do të interpretojë më shumë se 17 role në filma artistikë.

Filmografia e Zhani Ziçishtit:

1990- Kronikë e një nate

1988 – Rikonstruksioni

1987- Përsëri pranverë

1986 – Dhe vjen një ditë

1986 – Tre ditë nga një jetë

1986 – Një jetë më shumë

1985 – Asgjë nuk harrohet

1981 – Agimet e stinës së madhe

1981 – Kur xhirohej një film

1980 – Dëshmorët e monumenteve

1979 – Mysafiri

1978 – Nga mesi i errësirës

1978 – Vajzat me kordele të kuqe

1977 – Flamur në dallgë

1976 – Fije që priten

1972- Përballimi

1975 – Rrugicat që kërkonin diell

1975 – Beni ecën vetë

1975 – Lumë drite

Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar,

Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar,