TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Erjon Kanxheri deklaroi sot se ligji i amnistisë fiskale po shkelet nga organet tatimore, duke u përpjekur të mbledhin detyrime dhe gjoba që janë të falura sipas këtij ligji.
Sipas Kanxherit, detyrimet e para 5 viteve që kanë qenë të nxjerra nuk mund të mblidhen forcërisht, pasi konsiderohen të parashkruara. Ai theksoi se amnistia është për organin tatimor, jo për tatimpaguesin, dhe se detyrimet më të vjetra nuk mund të kontrollohen ose mblidhen.
Kanxheri shtoi se standardi i referencës nuk mund të jetë akti nënligjor, por ligji vetë.
Ai paralajmëroi se shkelja e këtij ligji është e papranueshme dhe mund të ketë pasoja ligjore për organet tatimore që veprojnë në kundërshtim me amnistinë fiskale.
Erjon Kanxheri: Duhet të kuptojmë. Amnistia është për organin tatimor jo për tatim paguesit. Detyrimet para 5 vitesh nëse kanë qenë të nxjerra nuk mund të mblidhen forcërisht se janë të parashkruara. Më të vjetra nuk mund të kontrollohen dhe të mblidhen forcërisht. Borxh i humbur, pastrim bilanci. Nëse një tatim pagues ka detyrime dhe gjoba dhe kamate, shpëtohen me këtë ligj. Me afatet e ligjit duhet të kishin dalë aktet nënligjore. 15 ditë nga hyrja në fuqi duhet të kishin dalë. Diku nga mesi i shkurtit duhej të kishin dalë.
Standardi nuk mund të jetë akti nënligjor, është ligji. Nëse ligji i ka dhënë tatim paguesit të drejtën, organet tatimore kanë mbledhur tatime që i preket kjo amnisti. Kur del ligji është akt publik. Nëse organi tatimor që i fal ligji dhe presim një akt nënligjor që del, janë të përditshëm. Organi tatimor nuk orientohet me këtë ligj. I referohet akteve ligjore. Në vlerësimin tim për sa kohë ligji ka dalë është i pranueshëm dhe nëse shkelet është e papranueshme.