TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të mërkurë në kryeqytet do të mbahet protesta e qytetarëve kundër urdhërit të ministrisë së Brendshme, për ndalimin e monopatinave. Protesta do të nisë në orën 11:00, përballë Ministrisë së Brendshme.
"Merre monopatinën dhe hajde protesto", ka njoftuar protestën Qëndresa Qytetare. Në njoftim, ata theksojnë se u ishte bërë me dije se ndalimi i monopatimave do të ishte vetëm 1 muaj.
Disa ditë më parë, në një konferencë për shtyp, ministrja Koçiu përsëriti sërish se vendimi për ndalimin e monopatinave është i duhuri deri sa të rregullohet infrastruktura për qarkullimin e tyre. Sipas ministres, vlen të theskohet se ky vendim u mor për shkak të shqetësimeve të paraqitura nga qytetarët dhe për sigurinë e tyre.
Lidhur me këtë, Koçiu solli në vëmendje raste të shumta të rreziqeve që kanë pësuar kalimtarët, pra jo vetëm përdoruesit e tyre. Vetëm për vitin 2025, ministrja thekoi se në spitalin e Traumës janë paraqitur 990 raste.
Më 12 tetor 2025, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit njoftuan ndalimin e përkohshëm të përdorimit të monopatinave elektrike, për shkak të rrezikut që mbartin deri në marrjen e masave të duhura.