AKTUALITET, 25 Shkurt 2026, 10:30

Kreu i ri i IKMT-së paralajmëron: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

Kreu i ri i IKMT-së paralajmëron: Ndëshkim për çdo

“Ata që nuk kanë plotësuar kërkesat për sigurinë teknike, do të ndëshkohen rreptësisht”, kështu paralajmëroi nga terreni Afrim Qëndro, kryeinspektor i IKMT-së.

Duke marrë parasysh numrin e lartë të vdekjeve në kantieret e ndërtimit, ai tha se është përgatitur një plan pune i detajuar për të garantuar sigurinë në punë.

Sipas tij, shumë subjekte nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme, në zbatim të ligjit.