AKTUALITET, 24 Shkurt 2026, 22:11

Përplasën për vdekje me makinë 7-vjeçarin, arrestohen dy drejtuesit (EMRAT)

Përplasën për vdekje me makinë 7-vjeçarin, arrestohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, lidhur me aksidentit fatal që i mori jetën 7-vjeçarit paraditen e sotme në Tiranë.

Dy të arrestuarit janë:

Tomorr Kostandin Shukullli, i datëlindjes 03.03.1971, i cili dyshohet se ka qenë i pari që e goditi fëmijën;
Valentina Selman Koltraku, e datëlindjes 16.06.1984, e cila më pas e ka përplasur përsëri me mjetin e saj.

Sipas hetimeve paraprake, fëmija është përplasur fillimisht nga Shukullli, ndërsa më pas makina e Koltrakut përplasi të miturin.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.